Ylli në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës pas fitores ndaj Vëllaznimit

08.12.2022

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës duke mundur Vëllaznimin me rezultat 94-75 (26:16, 22:19, 21:18, 25:22). Pas një fillimi të barabartë, therandasit filluan shkëputjen, ku çerekun e fituan me dhjetë pikë dallim 26:16. Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë, ku krijuan epërsi deri në 20 pikë, 48:28, por […]

Ylli në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës pas fitores ndaj Vëllaznimit Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës duke mundur Vëllaznimin me rezultat 94-75 (26:16, 22:19, 21:18, 25:22).

Pas një fillimi të barabartë, therandasit filluan shkëputjen, ku çerekun e fituan me dhjetë pikë dallim 26:16. Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë, ku krijuan epërsi deri në 20 pikë, 48:28, por më pas kuqezinjtë u këndellën paksa, për të ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundon 48-35.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, me Yllin që u shkëput deri në 21 pikë, 56:35, kurse skuadra nga Gjakova përpiqej të afronte shifrat, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 69:53.

Vëllaznimi u mundua të rikthehet në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arriti qëllimit dhe Ylli fitoi 94-75.

Te therandasit u dalluan Henrik Sirko me 25 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime dhe Chris Harris me 24 pikë e tetë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emanuel Omobgo me 18 pikë e tetë kërcime.

Ylli në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Ponte Prizreni, që zhvillohet nga ora 20:00.