Ylli i ri i Kosovës shënon super-gol në fitoren e Hannoverit

Ylli i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka shënuar një super-gol në fitoren e Hannoverit në udhëtim te Wehen 0-3.

Muslija e ka nisur furishëm sezonin e ri në nivelin e dytë gjerman. Ai rrugën e golit e gjeti në minutën e 56’, pas një kundërsulmi të shpejtë të Hannover.

Kujtojmë se Florent Muslija ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, dhe në shtator do të grumbullohet nga trajneri Bernard Challandes.

RAPORTO