Ylli i Man City, Kevin De Bruyne bën parashikimin për rikthimin e Premier League

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne thotë se mendon se sezoni i Premier League do të fillojë përsëri së shpejti.

De Bruyne thotë se mendon që lojtarët do të rifillojnë stërvitjet pas dy javësh, përcjell GazetaBlic.

“Kam një parandjenjë që do të rikthehemi në stërvitje përsëri brenda dy javësh,” tha De Bruyne për HLN.

“Qeveria dëshiron të rifillojë futbollin sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë njerëzve diçka. Gjithçka do të përfundojë pa tifozë, mendoj. Kjo nuk është me të vërtetë interesante për askënd, por ky sezon duhet të përfundohet.”

“Aspekti financiar është shumë i rëndësishëm në Premier League. Nëse sezoni nuk përfundon, do të shkaktojë probleme serioze”, përfundoi ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.