Ylli i Juventusit dëshiron një transferim në gjigantin anglez

Adrien Rabiot dëshiron të largohet nga Juventusi, prandaj i pëlqen ideja që t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Mesfushori francez kaloi te Bianconerët në verën e kaluar si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini, mirëpo ka dështuar të jetë startues në formacionin e Maurizio Sarrit.

Djajtë e Kuq kanë dërguar përfaqësues të klubit disa herë për ta monitoruar nga afër 25-vjeçarin, ndërsa Corriere di Torino raporton se lojtari dhe familja e tij janë të interesuar të largohen nga Italia.

Në ndërkohë, interesim për Rabiot ka shprehur edhe Evertoni, ndërsa francezi shpreson ta ringjallë karrierën e tij në Ligën Premier.Ka qenë pikërisht trajneri i Toffees, Carlo Ancelotti, ai qe e ka promovuar mesfushorin në ekipin e parë të PSG-së në vitin 2012.

Megjithatë, duhet theksuar se Rabiot përfiton 135.000 euro në javë te Juventusi dhe ka edhe katër vite kontratë me kampionin italian. /telegrafi/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.