Ylli i Ballkanit: Presidenti na gëzoi sot neve me pagat, ne do ta gëzojmë atë me titullin kampion

Pandemia e madhe botërore “COVId-19” e ka prekur të gjithë botën.

Si rezultat i kësaj gjendje të jashtëzakonshme, shumë klube evropiane i kanë zbritur rrogat e futbollistëve të tyre, e disa të tjera nuk po i paguajnë fare.

Por, skuadra kosovare Ballkani, i ka kryer sot të gjitha obligimet e muajit mars për të gjithë futbollistët.

Në lidhje me këtë u deklarua futbollisti i Ballkanit, Besnik Krasniqi.

Ai u deklarua shumë i lumtur dhe tha se presidenti i klubit, Arsim Kabashi, meriton respekt të madh.

“Po është e vërtetë pagesat janë kryer sot dhe kjo ka të bëj me një njeri shumë të mirë e sinqert. Pas edhe ksaj vështirësie ai na gëzon neve andaj meriton respekt të madh presidenti ynë” deklaroi fillimisht Krasniqi për GazetaBlic.

Ai tha se duan që ta fitojnë titullin dhe të ia bëjnë këtë dhuratë Presidentit të tyre, Arsim Kabashit.

“Ne po e presim me padurim fillimin e kampionatit dhe jemi duke u munduar ta mbajmë formën. Ne duam të shpallemi kampion dhe ta shpërblejm një super president siç është Arsim Kabashi. Do japim maksimumin ta sjellim titullin në Suharekë, e meriton Ballkani dhe e gjithë Suhareka” përfundoi deklarimin e tij Krasniqi.

RAPORTO