Ylli i Ballkanit nuk bashkohet me Llapin për garat evropiane

21.06.2021

Tashmë klubi futbollistik nga Kosova, KF Llapi e ka siguruar një vend në UEFA Conference League. Ndërsa ditë më parë u raportua se mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc do të jetë një nga përforcimet e Llapit për garat evropiane. Ylli i Ballkanit, Edvin Kuc ka pasur mundësi që të afrohet te Llapi që t’i dalë […]

Ylli i Ballkanit nuk bashkohet me Llapin për garat evropiane Foto: Ilustrim

Tashmë klubi futbollistik nga Kosova, KF Llapi e ka siguruar një vend në UEFA Conference League.

Ndërsa ditë më parë u raportua se mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc do të jetë një nga përforcimet e Llapit për garat evropiane.

Ylli i Ballkanit, Edvin Kuc ka pasur mundësi që të afrohet te Llapi që t’i dalë në ndihmë këtij klubi për garat evropiane.

Mesfushori i Ballkanit, ka vendosur të mos shkojë te Llapi, shkruan Gazeta Olle.

Llapi do të luajë kundër Shkupit në Conference League në kuadër të rrethit të parë.

Edvin Kuc

Kuc më parë kishte shkuar te Gjilani për garat evropiane para një vit.

Kujtojmë se futbollisti në fjalë ka kontratë me klubin futbollistik nga Suhareka, Ballkanin edhe për sezonin e ardhshëm.