Xhudistja Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

30.04.2022

Xhudistja Fazliu ka arritur që të shkojë deri në finale, por ishte e pafat pasi që e humbi këtë ndeshje finale nga xhudistja britanike Gemma Howell. Megjithatë, Laura nuk u kthye duar bosh, ajo në këtë evropian arriti që të fitoj medaljen e argjendtë ani pse nuk ishte ndoshta favorite për të fituar medalje. Po […]

Xhudistja Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian Foto: Ilustrim

Xhudistja Fazliu ka arritur që të shkojë deri në finale, por ishte e pafat pasi që e humbi këtë ndeshje finale nga xhudistja britanike Gemma Howell.

Megjithatë, Laura nuk u kthye duar bosh, ajo në këtë evropian arriti që të fitoj medaljen e argjendtë ani pse nuk ishte ndoshta favorite për të fituar medalje.

Po ashtu, ajo me këtë medalje të argjendtë ka arritur suksesin më të madh deri tani në karrierën e saj si xhudiste.

Ndryshe, 21-vjeçarja në finale shkoi pasi triumfoi ndaj izraelites, Kerem Primo, britanezës, Lucy Renshall, çekes Renata Zachova si dhe spanjolles Cristian Cavana Perez.