Xhudistja kosovare humb në çerekfinale, i hyn garës për medaljen e bronztë

23.01.2020

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova pas një përpjekje të madhe për të fituar një vend në gjysmëfinale të turneut Grnad Prix Tel Aviv në Izrael pësoi disfatë nga francezja Helene Receveaux në çerekfinale. Por, Nora Gjakova nuk e ka humbur ambicien pasi që do të garojë për medaljen e bronztë në kategorinë e peshave deri në […]

Xhudistja kosovare humb në çerekfinale, i hyn garës për medaljen e bronztë Foto: Ilustrim

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova pas një përpjekje të madhe për të fituar një vend në gjysmëfinale të turneut Grnad Prix Tel Aviv në Izrael pësoi disfatë nga francezja Helene Receveaux në çerekfinale.

Por, Nora Gjakova nuk e ka humbur ambicien pasi që do të garojë për medaljen e bronztë në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë, kjo pas disfatës kundër Receveaux.

Gjakova e arriti një vend në çerekfinale pasi e mposhti rusen Anastasiia Konkina në rundin paraprak, atë të tretë, brenda 77 sekondave luftë.

Në rundin e dytë, kosovarja u tregua shumë e fortë për xhudisten nga Honk Kongu, Po Sum Leung, të cilën e mposhti me ippon pas 79 sekondave betejë. Ndërsa, rundin e parë e kaloi pa përballje.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq u eliminua në rundin e dytë të kategorisë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht nga braziliania Sarah Menezes. Flaka Loxha garoi në të njëjtën kategori me Gjakovën, mirëpo ajo u mposht gjithashtu në rundin e dytë, nga xhudistja nga Kazakistani Sevara Nishanbayeva.