Distria Krasniqi Xhudistja kosovare fiton medaljen e artë në Kinë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka marrur pjesë në Qingdao të Kinës, ku edhe ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar me ippon.

Krasniqi ka arritur që të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, e cila shënoi katër fitore me masterin, ku morën pjesë 32 garues më të mirë në këtë kategori.

Kujtojmë se Krasniqi në muajin gusht kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos, e cila u mbajtë në Tokio të Japonisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.