Xhudisti kosovar i siguron medalje të argjendtë Kosovës

13.07.2019

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka arritur që t’i siguroi medaljen e argjendtë në ‘Grand Prixin’ e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudisti nga Peja ka arritur që në gjysmëfinale ta mposht xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, në kategorinë -73 kilogramë. Kësisoj, Gjakova i ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë në këto gara, teksa tani […]

Xhudisti kosovar i siguron medalje të argjendtë Kosovës Foto: Ilustrim

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka arritur që t’i siguroi medaljen e argjendtë në ‘Grand Prixin’ e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudisti nga Peja ka arritur që në gjysmëfinale ta mposht xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, në kategorinë -73 kilogramë.

Kësisoj, Gjakova i ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë në këto gara, teksa tani në finale do të luftojë për të artën, raporton GazetaMetro.

Në finale xhudisti jonë do të përballet me xhudistin nga Rusia, Georgii Elbakiev.

Kujtojmë që për të arritur në gjysmëfinale, Akil Gjakova shënoi tri fitore rresht, ndërsa në çerekfinale mundi me një ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.