🥋 Xhudisti kosovar i pafat, lëndimi ia pamundëson arritjen te medalja

Dje xhudistja kosovare, Distria Krasniqi fitoi medalje të artë, ndërsa xhudisti Akil Gjakova ishte i pafat në turneun “World Judo Masters” në Kinë, pasi që ai u lëndua dhe kjo nuk ia mundësoi arritjen deri tek medalja.

Akil Gjakova ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme, ku arriti deri në gjysmëfinale të këtij turneu si dhe ishte në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Xhudisti kosovar pësoi lëndim në bërryl gjë që ia pamundësoi të vazhdojë garat në këtë turne.

Këtë gjë e bëri të ditur trajneri i xhudistit Akil Gjakova, Driton Kuka, i cili tha se ai ishte në rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij.

Një“Akil Gjakova sot ishte në rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij! Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon gjermanin Zing, rusin Mogushkov, mandej kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysmëfinale me kampionin botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të japonezit pësoj një lëndim në bërrylin e tij dhe u desh të ndërpritej meçi! Fat i keq për Akilin,shpresoj që lëndimi do t’i kaloj shpejt! Akili s’do mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov! Luftërat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë. Fitoret e tij ishin atraktive dhe jam i sigurt që ai sot mos të ndalej nga lëndimi do të stolisej me të artën. Sidoqoftë Akili me këtë plasman do marr 648 pikë olimpike!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.