Xherdan Shaqiri rikthehet tek Zvicra

03.10.2019

Xherdan Shaqiri është pajtuar me trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviq, dhe do t’i rikthehet sërish kombëtares së Zvicrës, pas bojkotit që ia kishte bërë në ndeshjet e shtatorit. Ylli kosovar i Liverpoolit, kishte shprehur paknaqësi me shirtin e kapitenit, të marrë nga Granit Xhaka. U desh që trajneri Petkoviq dhe ndihmësi i tij të udhëtojnë […]

Xherdan Shaqiri rikthehet tek Zvicra Foto: Ilustrim

Xherdan Shaqiri është pajtuar me trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviq, dhe do t’i rikthehet sërish kombëtares së Zvicrës, pas bojkotit që ia kishte bërë në ndeshjet e shtatorit.

Ylli kosovar i Liverpoolit, kishte shprehur paknaqësi me shirtin e kapitenit, të marrë nga Granit Xhaka.

U desh që trajneri Petkoviq dhe ndihmësi i tij të udhëtojnë drejt Londrës për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Nuk u ndjeva i aftë të ndihmoja Kombëtaren në muajin shtator. Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar tek klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur të ndihmojë shokët e kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri në deklaratën e publikuar nga Federata e Zvicrës.

Sidoqoftë, Xherdani do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit, këtë herë për shkak të lëndimit.

Në lidhje me rastin u deklaruar edhe Pierluigi Tami.

“Doja të kuptoja në një takim ballë për ballë se cili ishte këndvështrimi i tij. Ne kemi vendosur me Xherdanin, të mos zbulojmë detaje në lidhje me përmbajtjen. Shaqiri është pjesë e ekipit tonë. Jemi të lumtur që kemi mundësi të mbështetemi tek ai”, theksoi Tami