Xherdan Shaqiri mbetet në Liverpool për shkak të pandemisë

06.01.2021

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpoolit të paktën deri në verën e këtij viti, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe kriza e lëndimeve në skuadrën e Jurgen Kloppit. Liverpooli ka vendosur ta mbajë përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ta paktën deri në verë. Ditë më parë, trajneri […]

Xherdan Shaqiri mbetet në Liverpool për shkak të pandemisë

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpoolit të paktën deri në verën e këtij viti, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe kriza e lëndimeve në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Liverpooli ka vendosur ta mbajë përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ta paktën deri në verë.

Ditë më parë, trajneri Jurgen Klopp, e pranoi se nuk do të ketë prurje të reja në Anfield, për shkak të krizës financiare që e ka shkaktuar COVID-19.

29-vjeçari nga Gjilani ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë në dy sezonet e fundit në Anfield, për shkak të lëndimeve të shpeshta, të cilat ia kanë pamundësuar të luajë mjaftueshëm.

Por lëndimet e shpeshta me të cilat po përballet Liverpooli, veçanërisht ai i Jotas – konkurrentit direkt të Shaqirit – dhe gjendja me pandeminë, kanë bërë që të kuqtë të vendosin ta mbajnë 29-vjeçarin deri në verë.

Etiketat