Xherdan Shaqiri: Kam punuar shumë për tu rikthyer, jam i gatshëm të luaj

09.01.2021

Liverpool luajti ndeshjen e radhës në FA Cup ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4-1. Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, i cili asistoi 2 herë me të inkuadruar. Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon. […]

Xherdan Shaqiri: Kam punuar shumë për tu rikthyer, jam i gatshëm të luaj

Liverpool luajti ndeshjen e radhës në FA Cup ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4-1.

Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, i cili asistoi 2 herë me të inkuadruar.

Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon.

Jurgen Klopp e ka inkuadruar Shaqirin vetëm në 4 ndeshje në Premierligë këtë sezon, njëra ndër arsyet kryesore janë lëndimet që ai ka pësuar.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha që është e rëndësishme që të shënoni gola dhe të ndryshoni ndeshjen.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.

29 vjeçari gjithashtu tha: “Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, tha Shaqiri. 

Etiketat