Liverpool ka shënuar golin e dytë në derbin ndaj Evertonit.
Golin e dytë këtë ndeshje e ka shënuar futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Gazeta Olle.
Shaqa, shënoi në minutën e 17-të të takimit.
Është ky një rikthim mjaft i mirë për futbollistin shqiptar pas disa muajsh mungese për arsye të lëndimit.
Kurse, golin e parë e kishte shënuar Origi në minutën e 6-të.