Xherdan Shaqiri bëri publike formacionin e tij të ëndërrave

19.02.2019

Në prag të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Bayer Munich në Ligën e Kampionëve, Xherdan Shaqirit i është kërkuar që të zgjedhë 11-shët më të mirë të lojtarëve në botë sipas mendimit të tij. Shaqa në kët formacion ka zgjedhur më shumë lojtarë nga ish-skuadra e tij, Bayern Munich, sesa nga skuadra e tanishme e tij, […]

Xherdan Shaqiri bëri publike formacionin e tij të ëndërrave Foto: Ilustrim

Në prag të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Bayer Munich në Ligën e Kampionëve, Xherdan Shaqirit i është kërkuar që të zgjedhë 11-shët më të mirë të lojtarëve në botë sipas mendimit të tij.

Shaqa në kët formacion ka zgjedhur më shumë lojtarë nga ish-skuadra e tij, Bayern Munich, sesa nga skuadra e tanishme e tij, Liverpool.

Reprezentuesi zviceran fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të Bundesligës gjatë kohës së tij në Mynih, para se të luante edhe për skuadra si Interi, Stoke City dhe Liverpool, transmeton gazeta “Metro”.

Në një intervistë në spektaklin e sportit gjerman Sport1, Shaqirit iu kërkua të emërojë 11-shën e tij të ëndrrave dhe në këtë formacion bëjnë pjesë vetëm Virgil van Dijk dhe Andy Robertson nga Liverpooli, kurse aty nuk mungojnë edhe dy më të mirët e botës në dekadën e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, përcjell Gazeta Metro.

Xherdan Shaqiri befasisht nuk ka zgjedhur as edhe ndonjë lojtar shqiptar, veçanarisht ndonjë nga bashkëlojtarët e tij te Zvicra.

Ky është ekipi i ëndrrave nga Xherdan Shaqiri: Manuel Neuer, Dani Carvajal, Virgil Van Dijk, Sergio Ramos, Andy Robertson, Luka Modric, Thiago Alcantara, Toni Kroos, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo.

Ndryshe, Liverpool dhe Bayern Munich do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e pare të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me fillim prej orës 21:00