Xhebrailat: Ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozerie, aq më tepër atyre qe i kemi pritur në Suharekë

03.04.2022

Skuadra nga Theranda ishte mysafir i gjilanasëve, por në sekondat e fundit të takimit ndodhi një skenë e shëmtuar. Aty ndodhi një tollovi e madhe ku mbeti portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri i lënduar. Në pamjet televizive shihet se Frashëri u godit me shkelm në kokë nga një tifozë. Ai më pas me autoambulancë u […]

Xhebrailat: Ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozerie, aq më tepër atyre qe i kemi pritur në Suharekë Foto: Ilustrim

Skuadra nga Theranda ishte mysafir i gjilanasëve, por në sekondat e fundit të takimit ndodhi një skenë e shëmtuar.

Aty ndodhi një tollovi e madhe ku mbeti portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri i lënduar.

Në pamjet televizive shihet se Frashëri u godit me shkelm në kokë nga një tifozë.

Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.

Pas kësaj kanë reaguar edhe tifozët nga Suhareka “Xhebrailat”, të cilët kanë shprehur mbështetje për portierin Frashëri, teksa kanë thënë edhe disa fjalë për tifozët e Gjilanit.

“STIVI jemi me ty KAMPIONË

Ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozerie, aq me teper atyre qe i kemi pritur disa ndeshje ne Suhareke”, kanë shkruar “Xhebrailat” në faqen e tyre zyrtare.