Xhebrailat konfirmojnë udhëtimin drejt Shkupit

15.08.2022

Shkupi dhe Ballkani takohen në kuadër të Playoff-it për kualifikimin në Ligën e Konferencës. Tifozeria e Ballkanit, “Xhebrailat” kanë paralajmëruar një udhëtim të fuqishëm në Shkupin e shqiptarëve, teksa shtojnë se interesimi është i madh. Njoftimi i plotë i Xhebrailave: Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve. Më 18.08.2022 […]

Xhebrailat konfirmojnë udhëtimin drejt Shkupit Foto: Ilustrim

Shkupi dhe Ballkani takohen në kuadër të Playoff-it për kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Tifozeria e Ballkanit, “Xhebrailat” kanë paralajmëruar një udhëtim të fuqishëm në Shkupin e shqiptarëve, teksa shtojnë se interesimi është i madh.

Njoftimi i plotë i Xhebrailave:

Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.

Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Europë.

NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.

Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18.