Xhebrailat ftojnë suharekasit për mobilizim për nesër në ndeshjen e Ballkanit: Të gjithë në Prishtinë

04.07.2022

Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën nga Lituania, Zalgiris, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tifogrupi i FC Ballkanit “Xhebrailat” kanë ftuar krejt qytetin e Suharekës për mobilizim për nesër, kështu duke i ftuar të gjithë të udhëtojnë në stadiumin “Fadil […]

Xhebrailat ftojnë suharekasit për mobilizim për nesër në ndeshjen e Ballkanit: Të gjithë në Prishtinë Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën nga Lituania, Zalgiris, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifogrupi i FC Ballkanit “Xhebrailat” kanë ftuar krejt qytetin e Suharekës për mobilizim për nesër, kështu duke i ftuar të gjithë të udhëtojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nga Xhebrailat kanë theksuar se prej orës 17:00 do të mblidhen tek Palestra (Fusha e Basketit) kurse nisja bëhet në ora 18:30 fiks, ndërkaq veshja duhet të jetë ngjyrë e zezë.

Tifogrupi “Xhebrilat” u kanë bërë thirrje tifozëve që të respektohet kodi i veshjes dhe orari i takimit.

Postimi i plotë i Xhebrailave:

Ftojmë krejt qytetin për mobilizim për nesër, të gjithë në Prishtinë.

Prej orës 17:00 mblidhemi tek Palestra (Fusha e Basketit) kurse nisja 18:30 fiks. Veshja ZI. Ju bëjmë thirrje që të respektohet kodi i veshjes dhe orari i takimit.

Jemi duke u përgaditur që 2 javë për këtë lojë, andaj ju ftojmë që ti ndiqni liderat deri në përpikmëri…

SHIHEMI NESËR