Xhaka këmbëngul të largohet nga Arsenali, ja vendimi i tij i fundit

17.07.2021

Granit Xhaka është aq i etur për të kaluar në Romë, sa që thuhet se ai ka vendosur të heqë dorë nga bonuset e tij te Arsenali për t`u bashkuar me José Mourinho në Kryeqytetin italian. “Special One” ka kërkuar që Xhaka të jetë prioritet në këtë afat kalimatr dhe të dy klubet janë afër […]

Xhaka këmbëngul të largohet nga Arsenali, ja vendimi i tij i fundit Foto: Ilustrim

Granit Xhaka është aq i etur për të kaluar në Romë, sa që thuhet se ai ka vendosur të heqë dorë nga bonuset e tij te Arsenali për t`u bashkuar me José Mourinho në Kryeqytetin italian.

“Special One” ka kërkuar që Xhaka të jetë prioritet në këtë afat kalimatr dhe të dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshje për lojtarin.

Gjigantët e Serie A i kanë ofruar Arsenalit 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit i cili u transferua në stadiumin “Emirates” në një marrëveshje prej 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se kapiteni i Arsenalit tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me “Giallorossët”.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, me përfitime prej 2.5 milionë euro në vit dhe tashmë ka informuar “Topçinjtë” se ai dëshiron të transferohet në Romë.

Reprezentuesi i Zvicrës ka bërë edhe më shumë, ai i ka thënë klubit të tij se do të heqë dorë nga bonuset e tij nga sezoni 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve, transmeton RTK.

Kontrata e Xhakës me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023. Ai ka 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me “Topçinjtë”.