Xhaka i lumtur për fitoren në Europa League: Fitore e madhe!

26.02.2021

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në rrethin tjetër të UEFA Europa League. Kjo skuadër ka siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales, pasi mposhtën Benficën me rezultat 3-2 (1-1). E pas kësaj ndeshje ka reaguar edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka. Xhaka përmes një postimi në facebook është shprehur se është shumë i lumtur […]

Xhaka i lumtur për fitoren  në Europa League: Fitore e madhe! Foto: Ilustrim

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në rrethin tjetër të UEFA Europa League.

Kjo skuadër ka siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales, pasi mposhtën Benficën me rezultat 3-2 (1-1).

E pas kësaj ndeshje ka reaguar edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Xhaka përmes një postimi në facebook është shprehur se është shumë i lumtur për këtë fitore.

”PËR KËTË PO FLAS! Zemra e madhe, dëshira e madhe, FITORE e madhe”, ka shkruar ai në facebook.

Xhaka në këtë takim ka luajtur plot 90 minuta, ku edhe ka bërë një paraqitje fantastike.