Xavi thotë se është momenti që Barcelona të ketë trofeun e Europa League në koleksion

16.02.2022

Ndonëse, trajneri Xavi ka folur për vështirësinë që pret Barcelonës, i njëjti ia ka bërë të qartë Napolit se trofeu i Europa League i mungon skuadrës së tij dhe se është momenti që ta kenë atë në koleksion. “Është një titull që Barça nuk e ka fituar kurrë dhe është një mundësi për të. Ne […]

Xavi thotë se është momenti që Barcelona të ketë trofeun e Europa League në koleksion Foto: Ilustrim

Ndonëse, trajneri Xavi ka folur për vështirësinë që pret Barcelonës, i njëjti ia ka bërë të qartë Napolit se trofeu i Europa League i mungon skuadrës së tij dhe se është momenti që ta kenë atë në koleksion.

“Është një titull që Barça nuk e ka fituar kurrë dhe është një mundësi për të.

Ne duam të tregojmë se mund të garojmë në Evropë dhe mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm, për të cilin jemi shumë të motivuar, edhe ky është një kompeticion i madh, nuk është divizioni i tretë” ka thënë Xavi.