Xavi shkakton “tërmet”, jep dorëheqjen përgatitësi atletik

12.11.2021

Tekniku spanjoll ka kërkuar që të ketë pjesë të stafit individë që ai mendon se mund ta ndihmojnë të arrijë objektivat për ta ngritur Barçën në vendet e para të La Liga. Sipas gazetës spanjolle “As”, mësohet se ka dhënë dorëheqjen përgatitësi atletik i skuadrës, ndërsa drejtori sportiv i katalanasve i ka kërkuar të qëndrojë […]

Xavi shkakton “tërmet”, jep dorëheqjen përgatitësi atletik Foto: Ilustrim

Tekniku spanjoll ka kërkuar që të ketë pjesë të stafit individë që ai mendon se mund ta ndihmojnë të arrijë objektivat për ta ngritur Barçën në vendet e para të La Liga.

Sipas gazetës spanjolle “As”, mësohet se ka dhënë dorëheqjen përgatitësi atletik i skuadrës, ndërsa drejtori sportiv i katalanasve i ka kërkuar të qëndrojë deri në janar për të pasur mundësinë të gjejnë një zëvendësues.

“ Joan Ramon Tarrago i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të futbollit, Mateu Alemany , por ai i ka kërkuar të qëndrojë të paktën deri në janar ose derisa të gjejnë një zëvendësues në pozicionin e tij”, shkruan e përditshmja spanjolle “As”.