Willian “harron” Juventusin, projektohet kalimi te rivalët e Chelsea

28.04.2020

Willian Borges është mes shumë alternativave për të ardhmen e tij, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Chelsea, me kontratën që i skadon dhe nuk do të rinovohet. Brazilani shihej si më pranë Juventusit këto ditët e fundit, kjo edhe për shkak të këshillave të ish-trajnerit të tij, Mircea Lucescu. Gjithsesi, mëngjesin […]

Willian “harron” Juventusin, projektohet kalimi te rivalët e Chelsea

Willian Borges është mes shumë alternativave për të ardhmen e tij, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Chelsea, me kontratën që i skadon dhe nuk do të rinovohet.

Brazilani shihej si më pranë Juventusit këto ditët e fundit, kjo edhe për shkak të këshillave të ish-trajnerit të tij, Mircea Lucescu.

Gjithsesi, mëngjesin e sotëm mediat në Angli shkruajnë se Willian është gjithnjë e më pranë firmës me Arsenalin.

I vetmi ngërç për t’u zgjidhur është paga e brazilianit, që është paksa e lartë dhe “Topçinjtë” po mundohen ta ulin disi. Nëse sulmuesi firmos për Arsenal, atëherë do ta kishte shumë të thjeshtë edhe ambientimin, pasi do të vijonte të luante në Angli, madje në të njëjtin qytet.

Etiketat

Ofertat e fundit