Bremeni pësoi humbjen e katërt radhazi, kjo ishte nota e Rashicës

Skuadra e Werder Bremenit ka pësuar edhe humbjen e katërt radhazi, duke mbyllur kështu vitin 2019 me humbje dhe në zonën e rrezikshme.

Werder Bremeni pësoi humbje në udhëtim te Kolni në ndeshjen e vlefshme për javën e 17’të në Bundesligë, që njëherëshit është edhe java e fundit për vitin 2019.

Ndeshja e zhvilluar sot në ‘RheinEnergieStadion’ përfundoi me rezultatin minimal në favor të vendasve, 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Jhon Cordoba.

Vlen të theksohet se Milot Rashica ishte titullar në këtë ndeshje dhe zhvilloi tërë ndeshjen, por për fat të keq nuk arriti të bëj diçka që do t’i ndihmonte skuadrës së tij, pavarësisht se ishte afër të shënonte duke goditur shtyllën horizontale, raporton GazetaMetro

Sulmuesi vushtrrias u vlerësua me notën 6.9, teksa me notën më të lartë qendërmbrojtësi i Kolnit, Rafael Czichos, me 8.0.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.