Werder Bremeni kërkon këndelljen, Milot Rashica nga minuta e parë ndaj Hertha Berlinit

07.03.2020

Ashtu si gjithmonë, Milot Rashica nuk ka se si të mungojë në 11’shen startuese te Werder Bremeni. Werder Bremen sot (e shtunë) luan në udhëtim te skuadra e Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23’të në Bundesligë. Të frymëzuar nga Milot Rashica, skuadra e Werder Bremenit kërkon t’i kthehet fitoreve në kampionatin […]

Werder Bremeni kërkon këndelljen, Milot Rashica nga minuta e parë ndaj Hertha Berlinit Foto: Milot Rashica - Werder Bremen

Ashtu si gjithmonë, Milot Rashica nuk ka se si të mungojë në 11’shen startuese te Werder Bremeni.

Werder Bremen sot (e shtunë) luan në udhëtim te skuadra e Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23’të në Bundesligë.

Të frymëzuar nga Milot Rashica, skuadra e Werder Bremenit kërkon t’i kthehet fitoreve në kampionatin gjerman, pas pesë humbjeve radhazi.

Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 15:30 në ‘Olympiastadion’ dhe tashmë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacioni zyrtar i Hertha Berlinit:

Formacioni zyrtar i Werder Bremenit: