Ndeshja e fundit Rashica shpresa e vetme për Werder Bremenin

Sot Werder Bremen do të përballet ndaj FC Koln duke filluar prej orës 15:30.

Por, Milot Rashica siç duket është shpresa e vetme e skuadrës së Werder Bremenit.

Skuadra e Rashicës ka bërë një postim në të cilin tregojnë se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Milotit për këtë vit, andaj shpresojnë se ai do të jap shfaqje në këtë ndeshje.

“Sot do të jetë hera e fundit që do të shohim Milot Rashica duke luajtur deri vitin e ardhshëm. Le të shpresojmë se ai do të bëjë një shfaqje!” thuhet në postimin e skuadrës gjermane.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.