Werder Bremen uron Pavarësinë e Kosovës me fotografinë e Rashicës

17.02.2020

Gjiganti gjerman Werder Bremen e ka uruar shtetin e Kosovës për Përvjetorin e Pavarësisë, përmes një postimi në gjuhën shqipe dhe në atë angleze në rrjetet sociale. Werder Bremen, klubi nga liga elitare gjermane – Bundesliga – i ka zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar atdheun e yllit kryesor të skuadrës së vet, Milot Rashicën, […]

Werder Bremen uron Pavarësinë e Kosovës me fotografinë e Rashicës Foto: Ilustrim

Gjiganti gjerman Werder Bremen e ka uruar shtetin e Kosovës për Përvjetorin e Pavarësisë, përmes një postimi në gjuhën shqipe dhe në atë angleze në rrjetet sociale.

Werder Bremen, klubi nga liga elitare gjermane – Bundesliga – i ka zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar atdheun e yllit kryesor të skuadrës së vet, Milot Rashicën, për ditëlindjen e 12-të.

Me një fotografi që përmban hartën e Kosovës, Rashicën dhe mbishkrimin: “Urime Dita e Pavarësisë”, Werderi e ka uruar vendin ballkanik për 12-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë”, ka shkruar klubi gjerman në Facebook, duke e vendosur pranë tij flamurin e Kosovës dhe një emotikon zemër me ngjyrën e kaltër.