Werder Bremen transferon edhe një futbollist të Kosovës?

Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, në edicionin e ri të futbollit mund të jetë pjesë e skuadrës së madhe gjermane Werder Bremen.

Lajmin e ka bërë të ditur 90min.de, e cila shkruan se Paqarada është në listën e futbollistëve për të cilët po interesohet Werderi.

Ndërsa, vetë Learti për GazetaObjektiv ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen, megjithëse interesim për shërbimet e tij ka nga disa skuadra.

“Nuk ka diçka konkrete, por janë disa skuadra të interesuara, ndër to edhe Werder Bremen. Megjithatë, nuk kam nevojë të ngutem. Fillimisht jam duke punuar me përkushtim për t’u rikthyer me sukses në stinorin e ndërprerë për shkak të koronavirusit, e pastaj të mendoj për edicionin e ardhshëm”, ka thënë Paqarada.

Mbrojtësi 25-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës Sandhausen, ndërsa hapat e parë si futbollist i ka marrë pikërisht te Werder Bremen, para se të kalonte te Bayer Leverkusen e më pas te Sandhausen.

RAPORTO