Werder Bremen po e ‘vuan’ mungesën e yllit të Kosovës, Milot Rashicës

12.11.2019

Ylli i Kosovës, Milot Rashica është bërë futbollisti më i preferuar dhe më i pëlqyeri për tifozët dhe klubin gjerman, Werder Bremen. Rashica në klubin gjerman është shpallur lojtari i vitit në edicionin e kaluar, po ashtu edhe në këtë edicion futbollisti vushtrrias është duke shfaqur potencialin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”. […]

Werder Bremen po e ‘vuan’ mungesën e yllit të Kosovës, Milot Rashicës Foto: Milot Rashica

Ylli i Kosovës, Milot Rashica është bërë futbollisti më i preferuar dhe më i pëlqyeri për tifozët dhe klubin gjerman, Werder Bremen.

Rashica në klubin gjerman është shpallur lojtari i vitit në edicionin e kaluar, po ashtu edhe në këtë edicion futbollisti vushtrrias është duke shfaqur potencialin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tashmë Milot Rashica ka arritur në Kosovë, për dy ndeshjet e radhës eliminatore te “Euro 2020”, ku Kosova do të përballet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Për periudhën dy javore ku do të mungojë Rashica në Gjermani është duke e ‘vuajtur’ Werder Bremeni.

Derisa klubi gjerman përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se: “Kur e mendoni se duhet të prisni dy javë për të parë Milot Rashicën duke luajtur për Werder Bremenin”.