Werder Bremen kujton golin e Rashicës 1 vit më parë ndaj Bayernit

Werder Bremen ka kujtuar golin e Milot Rashicës në kuadër të Kupës së Gjermanisë ndaj Bayern Munchen.

Në faqen zyrtare, Werder ka shkruar për golin i cili është shënuar pikërishtë një vit më parë.

“Sot 1 vit më parë. Milot Rashica kujton atë gol në gjysmë finalen e vitit të kaluar”, ka shkruar faqja zyrtare e Werderit.

Ndërsa vet Rashica ka thënë se kujton mjaft mirë këtë moment.

“E kujtojnë mjaft mirë atë moment, ishte nga më të mirët sepse ishim duke humbur 0:2 dhe bëmë rikthim në 2-2 për pak minuta, ishte fantastike për ekipin dhe tifozët”, tha mes-tjerash ylli kosovar, përcjell GazetaOlle

RAPORTO