Werder Bremen i jep epitet special Milot Rashicës

21.10.2019

Milot Rashica vazhdon të mbetet lojtari në qendër të vëmendjes te skuadra e Werder Bremen. Ylli kosovar vazhdon të jap përformanca të jashtëzakonshme, çka kanë bërë që tifozët e këtij ekipi të dashurohen pas tij. Rashica gjithashtu është lojtari që më së shpejti postohet në rrjetet sociale në llogaritë e Werderit në rrjetet sociale, shkruan […]

Werder Bremen i jep epitet special Milot Rashicës Foto: Ilustrim

Milot Rashica vazhdon të mbetet lojtari në qendër të vëmendjes te skuadra e Werder Bremen.

Ylli kosovar vazhdon të jap përformanca të jashtëzakonshme, çka kanë bërë që tifozët e këtij ekipi të dashurohen pas tij.

Rashica gjithashtu është lojtari që më së shpejti postohet në rrjetet sociale në llogaritë e Werderit në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Një e tillë ka ndodhur edhe sot, ku klubi gjerman i ka dhënë një epitet special 23-vjeçarit.

‘’Maestro ynë Milot Rashica po praktikon për një përformancë të madhe ndaj Bayer Leverkusenit’’, shkruhej në postimin e sotëm të Werder.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Werder Bremen është në fundjavë ndaj Leverkusen në kuadër të Bundesligës.