Wenger: Franca është super favorit për ta fituar “EURO 2020”

03.06.2021

Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger beson se Kombëtarja e Francës është super favorit për të fituar Kampionatin Evropian të ardhshëm. Wenger beson që kampioni i Botës vetëm është forcuar dhe mund të mposht çdo skuadër tjetër që është në garë. Gjithashtu skuadra e Didier Deschamps shtoi edhe Karim Benzeman, që nuk e ftuan për afro […]

Wenger: Franca është super favorit për ta fituar “EURO 2020” Foto: Ilustrim

Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger beson se Kombëtarja e Francës është super favorit për të fituar Kampionatin Evropian të ardhshëm.

Wenger beson që kampioni i Botës vetëm është forcuar dhe mund të mposht çdo skuadër tjetër që është në garë.

Gjithashtu skuadra e Didier Deschamps shtoi edhe Karim Benzeman, që nuk e ftuan për afro gjashtë vite.

“Franca do jetë super favoriti në këtë turne për shumë arsye. Kryesorja është që fituan Kupën e Botës në mënyrë bindëse në Rusi. Gjithashtu shumica e skuadrave janë në moshatare prej 28 vjeç, por Franca është skuadër e re. Për këtë arsye besoj që janë favoritët kryesorë”.

“Janë kampion të Botës dhe duke marrë parasysh ftesën e Karim Benzemas për herë të parë në pesë vite, e bën Francën edhe më të fortë në sulm”.

“Nuk kanë ndonjë lëndim të rëndësishëm dhe e ftuan sërish Benzeman. Nëse imagjinon të kesh Mbappe, Benzema, Griezmann dhe gjithë të tjerët, Coman, ti mund të thuash jo vetëm nga ana ofensivë që është e fortë, por edhe stoli ofensivë shihet i pabesueshëm”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në grup me Francën është edhe Portugalia dhe Gjermania.