Vritet futbollisti shqiptar!

Kelvin Jushi, ish-futbollist i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, i aktivizuar ndër të tjera edhe me skuadrën e Laçit, ka mbetur i vrarë nga një shkëmbim zjarri.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin e Laçit.

Sipas medieve shqiptare, Kelvin Jushi 30 vjeç ndërroi jetë, teksa transportohej për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, edhe ata familjarë të viktimës.

Sikurse citohet në profilin e tij në faqen zyrtare të FSHF, gjatë karrierës së tij, Kelvin Jushi është aktivizuar me skuadrat e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.