‘Vreshtarët’: Nga sot tifozët e KB Yllit nuk do shkelin asnjëherë në Rahovec

Tifozët e KB Rahovecit ‘Vreshtarët’ kanë reaguar ndaj vendimit të kryesisë së KB Yllit dhe KB Rahovecit.

Sipas ‘Vreshtarëve’ nga sot tifozeria e KB Yllit nuk do të shkelë asnjëherë në Rahovec, po ashtu ata kanë bërë të ditur këtë gjë edhe në llogarin e tyre zyrtare në Facebook.

“Njoftojmë anëtarët tanë dhe të gjithë qytetin e Rahovecit se udhëtimi i planifikuar për ditën e nesërme nuk do të ndodhë”, thuhet në postimin e ‘Ultras Vreshtarët’.

“Shkak i dështimit të këtij udhëtimi janë kryesia e KB Golden Eagle Yllit në bashkpunim me kryesinë e klubit tonë (që nuk e shohin të arsyeshëm udhëtimin)”.

“Policia e Kosovës për mosaftësinë e tyre për sigurinë ( gjë që se kemi kërkuar kurrë)”.

“Dhe definitvisht nga sot tifozëria nga Suhareka nuk do shkelë asnjëherë në Rahovec dhe në rast të ndonjë udhëtimi ndonjëherë nuk do marrim përgjegjësi për ndodhitë që do pasojnë”.

“Nëse nuk po lejojnë udhëtime dhe rivalitet sportiv atëherë mos të ketë rivalitet vetëm sportiv”.

“Për lojën e nesërme do mblidhemi të gjithë anëtarët në ndonjë vend për të ndjekur lojën bashkë. Rrini të kyçt për vendin dhe kohën”.

“Dashurinë për klubin dhe qytetin s’mund të n’a ndalojë askush”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.