Vihet gurthemeli i stadiumit në fshatin Studençan

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj gjatë ditës së sotme kanë vizituar Komunën e Suharekës.

Fillimisht ata janë pritur në takim nga i pari i Komunës, Bali Muharremaj në zyrat e komunës ku kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për projektet që MKRS do t’i financojë në këtë komunë.

Gjithashtu është vënë gurthemeli i stadiumit ndihmës në Studentqan nga ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se asambleja ka ndarë 7 hektarë tokë për ndërtimin e stadiumit. Po fillojmë një realitet këtu në Studenqan, një stadium që e kanë pritur me gjenerata.

LEXO EDHE:  Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 9 të vdekur, 48 raste aktive dhe 89 të shëruar

Ndërsa ministrja Dumoshi është ndjerë jashtëzakonisht mirë kur e sheh lumturinë e qytetarëve të cilët kanë ardhur me na prit që po fillojmë me ndërtimin e këtij stadiumi ndihmës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.