[VIDEO] Zhegrova si Messi, shënon golin e javës në Zvicër

25.09.2019

Edon Zhegrova ka shënuar një super gol me një solo aksion në fitoren 3:0 të Baselit kundër Zurich, në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Zvicrës. Ylli i Kosovës u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 72’, ndërsa golin e realizoi në minutën e 80’. Zhegrova pranoi një top nga Taulant Xhaka […]

[VIDEO] Zhegrova si Messi, shënon golin e javës në Zvicër Foto: Ilustrim

Edon Zhegrova ka shënuar një super gol me një solo aksion në fitoren 3:0 të Baselit kundër Zurich, në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Zvicrës.

Ylli i Kosovës u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 72’, ndërsa golin e realizoi në minutën e 80’.

Zhegrova pranoi një top nga Taulant Xhaka larg zonës së rreptësisë së Zurich, duke nisur një aksion solo në stilin e Lionel Messit, për të shënuar për 3:0.

Ky është goli i parë i Edon Zhegrovës në fanellën e Baselit.