[VIDEO] PSG shënon tre gola për tre minuta ndaj Montpellier

Sonte në kuadër të Ligës 1 është zhvilluar ndeshja në mes të Paris Saint-Germain dhe Montpellier.

Paris Saint-Germain ka mposhtur Montpellierin me rezultat 4-0, ku brenda tre minutave u shënuan tre gola.

Qysh në fillim të ndeshjes PSG kishte filluar të dominojë lojën, ku përgjatë gjithë lojës kishin bërë 26 gjuajtje, ku 8 ishin në portë ndërsa Montpellier kishte bërë 5 gjuajtje, ku vetëm një në portë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, golin e shënoi Kylian Mbappe.

Ndërsa pas 10 minutave lojë të pjesës së dytë, luanët e Pochettinos i shënuan edhe 3 gola të tjerë brenda 3 minutave, 60′ (Neymar), 61′ (Mauro Icardi), 63′ (Kylian Mbappe).

Më poshtë mund ti gjeni videot e tre golave:

RAPORTO