[VIDEO] Përleshje fizike mes lojtarëve të Ballkanit dhe Llapit
- 21.01.2023
![[VIDEO] Përleshje fizike mes lojtarëve të Ballkanit dhe Llapit](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2023/01/Screenshot_1-134-600x360-1.png)
Ballkani ka arritur të fitoj Superkupën e Kosovës në futboll, pasi mposhti Llapin me rezultat inimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Lumbardh Dellova në minutën e 62-të.
Por pak sekonda pa përfunduar takimi, pati një përleshje të madhe mes skuadrës së Ballkanit dhe Llapit.
Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Dellovës.
Pastaj u përfshin edhe Alef Firmino e Lindon Emërllahu, teksa gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq.