[VIDEO] Milot Rashica shënon super-gol, por Bayern ia kthen me dy gola të shpejtë

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Bayernit dhe Werder Bremenit.

Werder Bremen ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Bayernit. Golin e ka shënuar ylli i Kosovës, Milot Rashica. Djali nga Vushtrria rrugën e golit e gjeti në minutën e 24-të, nga afro 18 metra distancë.

Është ky goli i 9-të këtë edicion për futbollistin kosovar te skuadra gjermane. Kurse, numëron edhe katër asistime këtë vit.

Ndërsa në minutën e 45, Philipe Coutinho shënoi golin e parë për bavarezët ndërsa pas dy minutave u shënua edhe goli i dytë në minutat shtesë për Bayernin, gol i realizuar ky nga Robert Lewandowski.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.