[VIDEO] Ballkani i Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

18.01.2021

Ballkani i Bledi Shkëmbit është duke e kryer fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Krahas stërvitjeve, ekipi nga Suhareka, ka planifikuar edhe disa ndeshje miqësore. Ditën e sotme, Ballkani i surprizoi të gjithë, teksa arriti të triumfonte kundër ekipit të Superligës polake, Jagiellonia me rezultat 2-1. Golat e fitores për skuadrën e Shkëmbit, i shënuan […]

[VIDEO] Ballkani i Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake Foto: Ilustrim

Ballkani i Bledi Shkëmbit është duke e kryer fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Krahas stërvitjeve, ekipi nga Suhareka, ka planifikuar edhe disa ndeshje miqësore.

Ditën e sotme, Ballkani i surprizoi të gjithë, teksa arriti të triumfonte kundër ekipit të Superligës polake, Jagiellonia me rezultat 2-1.

Golat e fitores për skuadrën e Shkëmbit, i shënuan mbrojtësit, Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi.

Kundërshtari i Ballkanit renditet në vendin e shtatë në Superligën e Polonisë me 20 pikë.

Ndërsa suharekasit, pozicionohen në vendin e dytë në Superligën e Kosovës me 38 pikë, tri më pak se Drita kryesuese.