Vetëm të vaksinuarit në Final 8 Kupës së Kosovës

09.02.2022

Në palestër ndeshjet mund t’i përcjellin vetëm personat që janë të vaksinuar, ose ata të cilët e kanë kaluar COVID-19 dhe me një test negativ. Të gjithë të pavaksinuarit nuk do të lejohen të hyjnë në palestër. Ky rregull vlen për të gjithë dhe nuk do të ketë përjashtime. Personat që nuk janë të vaksinuar […]

Vetëm të vaksinuarit në Final 8 Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Në palestër ndeshjet mund t’i përcjellin vetëm personat që janë të vaksinuar, ose ata të cilët e kanë kaluar COVID-19 dhe me një test negativ.

Të gjithë të pavaksinuarit nuk do të lejohen të hyjnë në palestër. Ky rregull vlen për të gjithë dhe nuk do të ketë përjashtime. Personat që nuk janë të vaksinuar nuk mund të hyn fare në palestër.  

Të gjithë personat që hyjnë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së bashku me institucionet përkatëse janë në përkahje të fushatës së vaksinimit dhe Final 8 Kupa e Kosovës është një ngjarje e madhe e basketbollit, ku do të kenë çasje vetëm të vaksinuarit.

FBK gjithnjë ka respektuar masat anti-COVID, dhe ju bënë thirrje të gjithëve të vaksinohen, duke respektuar udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.