Çlirim Gashi
10.06.2019, 19:39

Vetëm edhe një orë na ndajnë nga ndeshja e madhe, Bullgaria ndaj Kosovës

Na ndajnë vetëm edhe një orë nga ndeshja e xhiros së tretë e Përfaqësueses së Kosovës në Grupin A, e cila zhvillohet ndaj Bullgarisë.

Bullgaria dhe Kosova takohen sonte në “Vasil Levski” me fillim prej orës 20:45. Këto dy skuadra ishin takuar edhe më 25 mars në “Fadil Vokrri” me ndeshjen që kishte përfunduar me rezultatin 1-1.

Bullgaria dhe Kosova ndajnë pozitën tre dhe katër në grup me nga 2 pikë të fituara deri më tani, por bullgarët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk do të këtë punë të lehtë të zgjedh 11’shën startuese, duke patur parasysh mungesat. Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala e Arbër Zeneli do t’i mungojnë “Dardanëve” sonte.

Ndryshime nga ndeshja e kaluar pritet të jetë pozita e Zenelit, ku nga fillimi pritet të jetë Edon Zhegrova. Gjithashtu në këtë ndeshje startues pritet të jetë Benjamin Kololli, kurse Leart Paqarada do të ulet në bankën rezervë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës sonte ndaj Bugllarisë: Murici; Vojvoda, Rrahmani(c), Aliti, Kololli; Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica; Muriqi.