Vetëm edhe një orë e gjysmë na ndajnë nga ndeshja miqësore, ku Kombëtarja e Kosovës, përballet me kombëtaren e Danimarkës në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet sot më 21 mars 2019, ku kombëtarja e Kosovës është vendas, e cila zhvillohet në ora 19:00, tek stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshje miqësore, para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë, e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00, do të hapen në ora 17:00.

Kosova në ndeshjen ndaj Danimarkës pritet të startojë me skemën e zakonshme 4-2-3-1 dhe në ndeshjet miqësore Challandes ka të drejtë të bëj deri në 6 zëvendësime, ku pritet edhe debutimi i Florent Hasanit.