Verratti pozitiv me COVID-19, PSG e humbet për duelin me Bayern Munchen

03.04.2021

Pochettino priste rikuperimin e Neymar për një duel të rëndësishëm ndaj Bayern Munchen në Champions League por pëson një goditje tjetër, humbet Marco Verrattin. Mesfushori italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e zhvilluara nga klubi dhe është vënë menjëherë në izolim edhe pse nuk ka simptoma. Në fakt lojtari ishte në dyshim për […]

Verratti pozitiv me COVID-19, PSG e humbet për duelin me Bayern Munchen Foto: Ilustrim

Pochettino priste rikuperimin e Neymar për një duel të rëndësishëm ndaj Bayern Munchen në Champions League por pëson një goditje tjetër, humbet Marco Verrattin.

Mesfushori italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e zhvilluara nga klubi dhe është vënë menjëherë në izolim edhe pse nuk ka simptoma.

Në fakt lojtari ishte në dyshim për çështje fizike për ndeshjen e fundjavës ndaj Lille ku do të luhet për kreun dhe tani infektimi i tij me Covid prish përfundimisht planet e trajnerit argjentinas për duelin e parë çerekfinal në Champions League.

Për ta parë sërish në fushë, Marco Verrattin do të duhen të paktën dy javë, gjithmonë nëse çështja e koronavirusit shkon mirë dhe vetëm për ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit, Pochettino mund të mbështetet te shërbimet e tij.