Vendimi i Qeverisë që ndeshjet të luhen pa shikues, Ballkani kërkon ndjesë dhe mirëkuptim

12.03.2020

Pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive, sot ka reaguar edhe klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Po ashtu sot ka reaguar edhe FFK’ja duke iu referuar vendimit ka njoftuar klubet dhe opinionin në përgjithëse se deri me datën 27 Mars të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, […]

Vendimi i Qeverisë që ndeshjet të luhen pa shikues, Ballkani kërkon ndjesë dhe mirëkuptim

Pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive, sot ka reaguar edhe klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Po ashtu sot ka reaguar edhe FFK’ja duke iu referuar vendimit ka njoftuar klubet dhe opinionin në përgjithëse se deri me datën 27 Mars të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, vlen kjo për kategorinë e seniorëve, ndërsa për juniorët deri në një vendim të ri.

Ndërsa të dielën do të zhvillohet ndeshja në mes Ballkanit dhe Drenicës në Suharekë, me fillim prej orës 14:00 në stadiumin e qytetit.

Mirëpo Ballkani ka kërkuar ndjesë dhe mirëkuptim tek shikuesit pasiqë ndeshja zhvillohet pa shikues.

“Pasi është marr vendim nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin e ndeshjeve pa shikues, ju kërkojme ndjese dhe të njejtën kohe edhe mirëkuptim, por kur kemi të bëjm me shëndetin publik, gjithcka dhe gjithmonë duhet ti përkrahemi vendimet e rëndësishme.”, thuhet në reagimin e FC Ballkanit.

Etiketat

Ofertat e fundit