Vedat Muriqi pjesë e planit të klubit të madh evropian

Mediat britanike raportojnë se Jose Mourinho ka përgatitur listën me dëshirat e tij për transferime në verë.

Trajneri portugez është duke e nisur një ri-konstruktim të skuadrës londineze nga edicioni i ri.

Njëri prej lojtarëve që Mourinho i kërkon në skuadër është edhe sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Tottenhami ka bërë një edicion zhgënjyes përkundër ardhje ssë Mourinhos, duke u pasuar me shumë lëndime të lojtarëve.

Megjithatë, Mourinho tashmë ka filluar punën për ta ndërtuar një skuadër të re.

Muriqi është në planet e Mourinhos, por jo për formacionin bazë, por vetëm për të shtuar konkurrencën në skuadër, shkruan Zëri.info.

Bëhet e ditur se klubi turk do të kërkojë rreth 20 milionë euro nga Tottenhami për Mourinhon, shumë e përballueshme për londinezët.

Ndryshe, sulmuesi i Kosovës ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 18 ndeshje kampionale këtë edicion.