Vedat Muriqi për 10 milionë euro te kjo skuadër e madhe!

29.05.2020

Tottenhami mund ta transferojë sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi për vetëm dhjetë milionë euro, gjithnjë sipas mediave në Turqi. Klubi anglez ka qenë i lidhur vazhdimisht me transferimin e futbollistit të Kosovës, derisa edhe vetë Muriqi ka kërkuar të kalojë te skuadra e Jose Mourinho, raporton “Zeri”. Pavarësisht se më herët thuhej se 26-vjeçari mund […]

Vedat Muriqi për 10 milionë euro te kjo skuadër e madhe! Foto: Ilustrim

Tottenhami mund ta transferojë sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi për vetëm dhjetë milionë euro, gjithnjë sipas mediave në Turqi.

Klubi anglez ka qenë i lidhur vazhdimisht me transferimin e futbollistit të Kosovës, derisa edhe vetë Muriqi ka kërkuar të kalojë te skuadra e Jose Mourinho, raporton “Zeri”.

Pavarësisht se më herët thuhej se 26-vjeçari mund të kushtojë 20 milionë euro, Tottenhami javën e kaluar bëri një ofertë prej 4.5 milionë funtesh, e cila u refuzua kategorikisht.

Ka pasur edhe prej tyre që raportuan se Muriqi nuk është në radarin e klubit të madh të Premierligës, por kjo nuk është e vërtetë sipas mediave në Turqi.

“Fanatik” raporton se pas krizës me koronavirus, Muriqi mund të shitet edhe për dhjetë milionë euro te klubi i Tottenhamit.

Ndryshe, për Muriqin interesim të madh ka shprehur edhe Lazio.