Vedat Muriqi mund të kthehet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi mund të kthehet në Fenerbahçe
Çlirim Gashi

03.05.2021 / Sport

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të kthehet të luaj sërish në Fenerbahçe.

Gazeta turke “Sabah” ka zbuluar një bisedë telefonime në mes drejtorit sportiv të Fenerbahçes Emre Belozoglu dhe Muriqit.

Qendra fizioterapeutike PHYSIO CURE CLINIC sjell eksperiencën gjermane në Suharekë

Për herë të parë në Komunën e Suharekës, të premtën më 14 maj në ora 14:00 hapet qendra fizioterapeutike e specializuar në trajtimin e problemeve të aparatit lëvizës, PHYSIO CURE CLINIC...

Lexo më shumë

Siç raportohet, Muriqi i ka thënë Belozoglut se është gati të kthehet te Fenerbahçe.

“Unë nuk mund të gjeja ambientin që doja. Nuk ka kuptim të këmbëngulësh më shumë. Nëse dëshiron të më shohësh përsëri, unë jam gati”, raportohet t’i ketë thënë Muriqi drejtorit sportiv Belozoglu.

“Sabah” po ashtu bën të ditur të hënën se Fenerbahçe mund ta marrë Muriqin në formë huazimi dhe më pas ta blej kartonin e tij.

RAPORTO