Vedat Muriqi kaloi testin në “Fadil Vokrri”, ishte në radarin e tre gjigantëve

16.10.2019

Sukseset e Kombëtares së Kosovës nuk kanë të ndalur, por shumica e sukseseve kanë ardhur edhe nga ylli i kësaj kombëtare, Vedat Muriqit. I cili në ndeshjen e fundit, ku Kosova zhvilloi ndeshje ndaj Malit të Zi, kishte një paraqitje të shkëlqyer, por ai në këtë ndeshje ishte duke u vëzhduar edhe nga tre klube […]

Vedat Muriqi kaloi testin në “Fadil Vokrri”, ishte në radarin e tre gjigantëve Foto: Ilustrim

Sukseset e Kombëtares së Kosovës nuk kanë të ndalur, por shumica e sukseseve kanë ardhur edhe nga ylli i kësaj kombëtare, Vedat Muriqit.

I cili në ndeshjen e fundit, ku Kosova zhvilloi ndeshje ndaj Malit të Zi, kishte një paraqitje të shkëlqyer, por ai në këtë ndeshje ishte duke u vëzhduar edhe nga tre klube gjigante evropiane.

Muriqi në këtë ndeshje po vëzhgojen nga reprezentuesit e gjigantëve si Atletico Madrid, Tottenham Hotspur dhe Lazio.

Në atë ndeshje, sulmuesi kosovar la një tjetër shenjë duke shënuar edhe golin e dytë, e cila e vulosi fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për kualifikimet e Euro2020, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Mali Zi nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetme.

Vedat Muriqi ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë dhe brenda 90 minutave lojë Malit të Zi, lojtari nga Prizreni bëri 50 prekje të topit, fitoi 14 përballje dhe tetë duele ajrore.

Katër nga tetë goditjet e tij ishin brenda portës duke regjistruar kështu një tjetër paraqitje teksa vazhdon të tërheq vëmendjen e klubeve gjigante në Evropë.

Ndërsa sipas raportimit të një gazete turke thuhet se atë ditë Vedat Muriqi tregoi performancat e tij në “Fadil Vokrri” i cili mori notë kaluese teksa thuhet se në këtë ndeshje ishte i vëzhguar nga Atletico Madrid, Tottenham Hotspur dhe Lazio.